Ilustrim

Pjesëtari i FSK-së arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në fshatin Polac të Skenderajt, mbrëmë pas mesnatës.

Tutje, policia ka sqaruar se tek i dyshuari, pjesëtar i FSK-së është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë, një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, letër mbështjellëse e cigares dhe një kuti e cila shërben për grirjen e kësaj bime.

Policia ka njoftuar se pjesëtari i FSK-së është liruar në procedurë të rregullt.