Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në trajnimin ‘Mbijetesë në Kushte Vere’

Në kazermën “Evropianët e Rinj” të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në Pomozatin, u mbajt ceremonia e certifikimit për pjesëtarët e FSK-së, të cilët përfunduan me sukses trajnimin “Mbijetesë në Kushte Vere”.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë pjesëtarë nga të gjitha njësitet e FSK-së.

“Trajnimi ishte intensiv dhe mjaft sfidues, por, pjesëmarrësit me angazhimin e tyre arritën që ta përfundojmë me sukses këtë trajnim”, thuhet në një njoftim e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.