Ceca ne koncertin e saj ne veri te Mitrovices

Pjesëmarrje e zbehur në koncertin e Cecës

Në koncertin e sotëm të këngëtares serbe Svetlana Raznatoviq e njohur në publik si Ceca, i cili u mbajt në veri të Mitrovicës, kanë marrë pjesë rreth dy mijë vetë.

Njoftohet se koncerti ka përfunduar dhe se nuk ka pasur asnjë incident.

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq – Ceca, performoi sot në veri të Mitrovicës në kuadër të protestave të banorëve lokal serb, të cilët janë duke protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

KALLXO.com raportoi sot për koncertin e mbajtur në veri te vendit:

 

https://kallxo.com/ceca-ne-te-zeza-paraqitet-para-publikut-ne-veri-te-mitrovices/