Flamuri i Kosovës dhe ai i BE-së - Foto: REL/AFP

Picula: Shpresojmë që negociatat për liberalizimin të përfundojnë deri në fund të vitit

Tonino Picula, kryesues i delegacionit të Parlamentit Europian dhe anëtar i Komisionit për MSA-në, tha sot në Prishtinë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, njëjtë si qytetarët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Tani vendimi final u mbetet shteteve anëtare dhe shpresojmë që negociatat të përfundojnë deri në fund të vitit”, u shpreh Picula para anëtarëve të këtij Komisioni gjatë mbledhjes së pestë.

Ai e ka përmendur edhe njërin prej kritereve kryesore që BE ia kishte vendosur Kosovës – ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, e cila u ratifikua në mars të këtij viti në Kuvendin e Kosovës.

Sipas eurodeputetit kroat, ratifikimi i Marrëveshjes e ka përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave.

KALLXO.com po transmeton LIVE takimin e Komisionit parlamentar të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.