Objekti i Komunës së Ferizajt | Foto: KALLXO.com

Pezullohet nga Puna Zyrtari Komunal, Dyshohet për Ngacmim Seksual

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë vendim për pezullim parandalues nga puna të zyrtarit R.B. i dyshuar për ngacmim seksual në vendin e punës.

“Me të marrë një informacion të tillë, pas dëshmive të dëshmitarëve, kryetari Aliu ka marrë vendim për pezullim parandalues nga puna të zyrtarit R.B. me arsyetimin se zyrtari përkatës ka bërë shkelje të rëndë disiplinore, të paraparë me rregullativën ligjore në fuqi si dhe me qëllim që të ndërpritet vazhdimësia e shkeljes së rëndë disiplinore dhe ruajtjen e provave mori këtë vendim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Komuna e Ferizajt ka inkurajuar organet e sigurisë dhe drejtësisë që të zbardhin këtë rast dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.