FOTO: ANP "Adem Jashari"

Pezullohet greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Kontrollorët e trafikut ajror kanë pezulluar grevën sot.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit duke njoftuar se e mirëpret këtë lajm.

Ndërkaq, MIT thotë se shpreson në reflektim të Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve Ajror për marrëveshjen e ofruar nga ministri Pal Lekaj, dhe në normalizimin e punës në Aeroportin e Prishtinës.

“Greva e këtij shërbimi të veçantë sjell rrezik të sigurisë dhe pasoja të mëdha materiale për vendin, sidomos në këtë fazë delikate kur institucionet vendase të aviacionit civil po bëhen gati për marrjen e përgjegjësive”, thuhet në njoftimin e MIT-së.

Sipas komunikatës, ministri Lekaj është i gatshme që të ndërmarr të gjitha masat brenda kompetencave të saj me qëllim të adresimit të të gjitha shqetësimeve të SINKON të ASHNA.

KALLXO.com sot ka raportuar se 8 fluturime janë anuluar për shkak të grevës.

https://kallxo.com/greva-e-kontrolloreve-ajror-anulohen-8-fluturime-ne-aeroportin-adem-jashari/