Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale (SLS).

Petroviq: Jam sulmuar fizikisht sot afër Kuvendit

Deputeti i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq, ka njoftuar se është sulmuar sot fizikisht nga disa persona.

Ai në një konferencë për media tha se është sulmuar afër ndërtesës së Kuvendit.

“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese pasi që edhe ju pe dini që muajve të fundit e ditëve të fundit ndaj meje dhe partisë që udhëheq zhvillohet një fushatë, arsyeja është sepse unë që 15 vite udhëheq një politikë të njohur deri më tani të paqes, bashkëjetesësm bashkëpunimi e tolerancës dhe javën e kaluar i jam drejtuar me shkrim presidentit serb, Aleksandar Vuciq, disa herë më ka përmendur mua personalisht dhe punën time dhe ka pasur fjalë të pavërteta për punën time”, tha Petroviq.