FOTO ILUSTRIM

Pesë veta rrahen mes vete, i arreston Policia

Policia ka njoftuar në në Prishtinë janë arrestuar pesë të dyshuar pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.

Rasti, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur dje rreth mesditës në rr. “Bajram Bahtiri”.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve dhe iu është ofruar tretman mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes janë konfiskuar një thikë, një shkop druri, një shufër metalike dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.