Pesë të lënduar në aksident trafiku në Vushtrri

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë. Të përfshira tri vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri”, ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka shtuar se nga hetimet e deritanishme në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mos mbajtja e distancës mes veturave.