Pesë të lënduar në aksident trafiku në Bequk të Vushtrrisë

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur dje në fshatin Bequk të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, në aksident janë përfshirë dy vetura, ku lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë.

Të lënduarit nga ky aksidenti janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.