Ilustrim

Pesë malishevas përleshen mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme në Malishevë pesë persona të dyshuar janë përleshur ndërmjet vete.

Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Sipas policisë të dyshuarit janë shoqëruar në polici  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.