Fotografitë e viktimave civile shqiptare të masakrës në Mejë të Gjakovës nga lufta e vitit 1999.

Pesë kallëzime penale për krime të luftës dorëzohen sot në Prokurorinë Speciale

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër të dyshuarve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, do të dorëzojë sot pesë kallëzime penale.

Kallëzimet penale do të dorëzohen në ora 11:00, në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës, respektivisht në Departamentin për krime Lufte që udhëhiqet nga koordinatorja për krime lufte, prokurorja speciale Drita Hajdari.