Personi i vdekur buzë Ibrit është boshnjak

Policia ka dhënë detaje rreth personit që sot pasdite është gjetur i vdekur buzë lumit Ibër në Mitrovicë.

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha për KALLXO.com se janë gjetur dokumentet e personit dhe po punohet në drejtim të identifikimit të viktimës.

“Në bazë të dokumenteve personi i gjetur është i komunitetit boshnjak”, tha Besim Hoti.

KALLXO.com raportoi për gjetjen e trupit të një personi buzë lumit Ibër.

Personi ishte i gjinisë mashkullore.

Rastin Policia po e trajton si vdekje e dyshimtë.

https://kallxo.com/gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-afersi-te-lumit-iber-ne-mitrovice/

www.kallxo.com