Përplasen dy avionë në ajër

Ministri japonez i Mbrojtjes, Takeshi Iwaya, ka njoftuar se një operacion i madh shpëtimi po zhvillohet pak milje larg brigjeve japoneze, pasi 5 marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përplasjes së dy avionëve ushtarakë amerikanë, gjatë një operacioni furnizimi me karburant.

Ministri tha gjithashtu se një pjesëtar i ekuipazhit ishte shpëtuar tashmë dhe besohet të jetë në gjendje të qëndrueshme.

Një zëdhënës i ushtrisë japoneze tha më tej se një tjetër pjesëtar i ekuipazhit ishte gjetur, por nuk ka dhënë ende asnjë detaj mbi gjendjen e tij shëndetësore.

“Avionët e ushtrisë amerikane dhe asaj japoneze po kërkojnë ende për të zhdukurit. Shpresoj që të gjithë pjesëtarët do të shpëtohen sa më shpejt”, shtoi Iwaya.

Marinsat ishin duke zhvilluar “stërvitje të rregullt” kur ndodhi përplasja e papritur rreth orës 2 pas mesnate me orën lokale.

Avioni luftarak “F/A-18” me dy pjesëtarë në bord dhe furnizuesi “KC-130” me 5 pjesëtarë ekuipazhi, u përplasën mbi sipërfaqe ujore rreth 55 milje detare nga kepi i Murotos, në jugperëndim të Japonisë./21Media

06 Dhjetor 2018 - 22:56

RTV 21 06/12/2018 - 22:56
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend