Peja

Përleshje për pronë në Pejë, lëndohen dy persona

Dy persona janë sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar rreth një kontesti pronësor.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 11:45 në Pejë, dy persona pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor, kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.