Foto: Ilustrim

Përleshje në mes të miturve me thika në Vushtrri

 

Dy persona të mitur janë arrestuar në Vushtrri, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht, dyshohet me mjet te mprehtë-thikë dy persona të tjerë, po ashtu të mitur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit në prani të prindit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Ajet Gërguri” rreth orës 09:40.