Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Përleshje Mes Dy të Miturve në Podujevë

Policia në raportin e saj 24 orësh njofton për një përleshje mes dy të miturve në Podujevë.

“Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, një thikë që është përdorur në këtë përleshje është konfiskuar, ndërsa njëri nga të përfshirët në rrahje është arrestuar.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për përleshje tjera mes të miturve.