Ilustrim

Përleshje mes dy familjeve në Klinë, katër të arrestuar

Një mosmarrëveshje mes dy familjeve në Klinë ka përfunduar me përdorim të kallashnikovës.

Policia ka njoftuar se në një mosmarrëveshje ku ishin përfshirë dy persona nga njëra familje dhe tre të tjerë nga familja tjetër, njëri nga të dyshuarit kishte një kallashnikovë me vete e cila dyshohet se është përdorur, pasi që në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë.

Sipas policisë si pasojë e mosmarrëveshjes dhe përleshjes një person kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar.

Policia ka njoftuar se arma është konfiskuar dhe katër nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri nuk ishte aty.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.