Përfundon tryeza, partitë refuzuan të firmosin në tekstin e deklaratës së LVV

Lëvizja Vetëvendosje ua ka ofruar përfaqësuesve të partive politike, pjesëmarrëse në tryezën e sotme një letër ku është shkruar një deklaratë nga kjo tryezë.

Më këtë deklaratë deri tash nuk janë pajtuar Ilir Deda dhe Blerim Kuçi.

“Kjo letër është shkruar pa dakordim me grupin punues. Kjo letër do të diskutohet dhe ne mundemi me e shtuar në 5 prioritet nacionale”, tha Kuçi

E kryesuesi i takimit të sotëm, Albin Kurti tha se letra që u është shpërndarë pjesëmarrësve nuk është e thënë të nënshkruhet.

“Porsa e shpërndava një deklaratë me një tekst të shkurtë, nuk është e thënë që kjo deklaratë të nënshkruhet. Kjo temë është ditur paraprakisht, ju e keni ditur. E ai grup punues nuk është mbledhur asnjëherë, ai është grup punues, e jo grup jo-punues”, deklaroi Kurti.

Betim Gjoshi nga PDK, tha se tryeza e sotme e organizuar dhe thirrur nga LVV  tregoi se shumica e partive nuk janë për zgjedhje.

”Kjo tryezë e dëshmoj se shumica e partive nuk janë për zgjedhje. Kjo deklaratë është e papranueshme. Kjo deklaratë nuk paraqet ato çka u thanë në tryezë, por qëndrimet e një individi që gjysmën e takimit bëri monolog”, tha Gjoshi.

FOTO DEKLARATA:

25 Maj 2018 - 13:12

Taulant Osmani 25/05/2018 - 13:12
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend