Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/EPA

Përfundon takimi 4-orësh mes Listës Serbe dhe presidentit Vuçiq

Rreth katër orë ka zgjatur takimi mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug citon nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq, të ketë thënë pas takimit se presidenti Vuçiq u ka thënë se aktualisht nuk ka zgjidhje të mundshme për çështjen e Kosovës që do të mund t’u ofrohej qytetarëve.

“Ne folëm për pozitën e popullit tonë në Kosovë në mënyrë të hapur. Me të njëjtin ton edhe presidenti i Serbisë tha se aktualisht nuk ka zgjidhje që do të ishte e dukshme”, citon Tanjug nënkryetarin e Listës Serbe.

Takimi i presidentit Vuçiq me përfaqësuesit e Listës Serbe nuk u bë publik ndërkohë që temë e diskutimit supozohet të kenë qenë ngjarjet në dhe rreth Kosovës.