Foto: Kallxo.com

Përfundon seanca dëgjimore ndaj 10 të dyshuarave për terrorizëm

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 10 grave kosovare të kthyera nga Siria, të cilat nga Prokuroria Speciale e Kosovës po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Pak më herët, avokatja e njërës prej të kthyerave nga Siria tha se Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarave.

10 gratë e dyshuara janë pjesë e një grupi prej 110 personave, shumica e tyre fëmijë e gra, të cilët janë kthyer nga Siria të premten në mbrëmje.

Gazetarja e KALLXO.com ka parë të jenë larguar nga Pallati i Drejtësisë 10 avokatet që mbrojnë të dyshuarat.

Ndërkohë, ende nuk dihet vendimi i Gjykatës së Prishtinës për masën ndaj të dyshuarave.

Nga grupi i të kthyerve nga Siria janë edhe 4 persona të gjinisë mashkullore, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit.

Ata janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

https://kallxo.com/video-momentet-kur-specialet-i-dergojne-ne-dyz-te-dyshuarit-per-terrorizem/

10 gra të kthyera në fund të javës së kaluar nga Siria, janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës për t’u marrë në pyetje rreth aktivitetit të tyre gjatë qëndrimit në zonën e konfliktit.

Ato kanë hyrë në ndërtesën e gjykatës nën përcjelljen e Policisë.

Ndërsa grupi i dytë i grave të kthyera pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së nesërme.

Pas kthimit të tyre nga Siria, Prokuroria ka thënë se do t’i marrë në pyetje 32 gratë e kthyera nga Siria.

https://kallxo.com/11-gra-te-kthyera-nga-siria-dalin-para-gjykates/

KALLXO.com ka xhiruar momentin kur një pjesë e këtyre grave kanë zbritur nga automjeti i Policisë për të hyrë në ndërtesën e Gjykatës.

(Raporti është edituar te numri i të dyshuarave)