Përfundon protesta e Vetëvendosjes pa fjalim të Albin Kurtit

Rreth një orë ka zgjatur protesta e Vetëvendosjes para Prokurorisë së Shtetit. Kjo protestë ka përfunduar me fjalimin e deputetit dhe shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca.

Mirëpo, në protestë nuk ka mbajtur fjalim lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestë kundër  Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike’ , thuhej në njoftimin e VV-së.