Përfundon pa rezultat seanca e jashtëzakonshme për Telekomin

Kuvendi i Kosovës, pa rezultat i ka mbyllur punimet e seancës së sotme të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Pas përfundimit të debatit, mungesa e kuorumit pamundësoi votimin e një rezolutë për këtë çështje.

Nënkryetarja e Kuvendit, Myfera Shinik tha se seanca e radhës do të mbahet nesër (e mërkurë).

“Për votim nuk kemi të drejtë, se s’kemi kuorum. Me këtë i mbylli punimet e kësaj seance të jashtëzakonshme. Mirupafshim në seancën e radhës, nesër”, tha nënkryetarja.

Paraprakisht, Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, si propozues i seancës së jashtëzakonshme, tha se së bashku me grupet parlamentare kanë paraparë formulimin e disa pikave për votim.

“Por sa po e shoh, këto pika nuk është e mundshme që të votohen”, tha ai.