Rrustem Mustafa - Foto: Facebook/Rrustem Mustafa

Përfundon intervista, komandant Remi nuk tregon në çfarë cilësie u mor në pyetje

Ka përfunduar intervista e Rrustem Mustafës në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Rreth 7 orë ka zgjatur intervista me ish-komandantin e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit.

Pas përfundimit të seancës nuk janë deklaruar as Rrustem Mustafa as avokati i tij, Arianit Koci.

Rrustem Mustafa ka udhëtuar dje drejt Hagës.

Para mediave, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit tha dje se po i përgjigjet thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dick Martyt.

https://kallxo.com/rrustem-mustafa-po-shkoj-ne-hage-te-pergjigjem-per-pretendimet-e-dick-martyt/

Rrustem Mustafa kishte marrë ftesë, në fillim të dhjetorit 2018, për t’u paraqitur për intervistë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

https://kallxo.com/komandant-remi-thirret-per-interviste-ne-hage/

Gjithsej 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, sipas OVL të UÇK-së, janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar.