Aeroporti i Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Përfundon greva e kontrollorëve të trafikut ajror

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se greva e kontrollorëve ajror ka marrë fund, pas përfshirjes së tyre në ligjin e pagave.

Përfundimi i grevës është arritur pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit nga kjo Ministri dhe Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror

“Këtë paradite nënshkruam memorandum mirëkuptimi në të cilën listohen kërkesat e Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga. Mbetem i përkushtuar që të punoj drejt trajtimit të tyre si shërbim i veçantë. Udhëtarë të nderuar, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të vazhdojnë operimin pa pengesa”, ka shkruar Lekaj në Facebook.