Përfundon aksioni 'Ta pastrojmë Kosovën', largohen 30 mijë tonë të mbeturinave dhe 900 deponi ilegale

Organizata “Let’s Do It Kosova” ka organizuar  konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, kryetarët e shumë komunave të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Let’s do It, Luan Hasanaj, tregoi për suksesin e kësaj fushate duke shtuar se janë angazhuar 1000 kujdestarë për pastrimin e Kosovës.

“Jemi angazhuar që Kosovën ta bëjmë më të mirë për të jetuar. 200.000 njerëz për tre muaj kanë dalë të pastrojnë, kjo tregon që kur ne tregojmë vullnet qytetarët përgjigjen, ne bashkërisht me kryeministrin që do të angazhojmë 1000 kujdestarë për pastrimin e Kosovës” tha ai.

Në anën tjetër kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj, tregoi për këtë aksion duke e cilësuar si shumë të suksesshëm.

“Unë kam filluar si aktivist, si njëri nga ju, jam ndje shumë mirë kur kemi mbledhur disa thasë bërllog, për 20 vjet bërrllog kuptohet pse ka ndodhur kështu duke u bazuar në situatën, por nuk guxojmë që e njëjta të ndodhë edhe tani. Më vjen mirë që angazhimi disa mujor e ka dhënë një rezultat sot kemi një Kosovë më të pastër” tha Haradinaj.

I pari i qeverisë po ashtu tha se duhet të krijohet mundësia për riciklimin e të gjitha mbeturinave në Kosovë.

“Besoj se mund ta gjejmë edhe një zgjidhje për riciklimin e mbeturinave, pra krahas vetëdijesimit, mobilizimit dhe politikave shpërblyese dhe dënues, mendojmë edhe për një opsion real për riciklimin e mbeturinave. Nuk guxojmë me u nda si pozita si opozita, sikur ai që flet serbisht e ndonjë gjuhë tjetër sepse bërrllogu ia vret syrin, ju lus që të jemi bashkë në këtë temë për një Kosovë të pastër” tha Haradinaj.

Ndërsa ministri  i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tregoi për suksesin e kësaj fushate duke shtuar se kjo nismë nuk do të ndalet.

“Janë mbi 30mijë tonë të mbeturinave të larguara, dhe mbi 900 deponi ilegale të larguara. Kemi një udhëzim administrativ me gjoba mandatorë dhe janë mbi 100 dënime të shpërndara, nuk do të lejojmë që asnjë person i papërgjegjshëm ta dëmtoj ambientin. Tash kemi nënshkruar një marrëveshje me GIZ prej 7 milion eurosh për komunat për grumbullimin e mbeturinave”.

Ndërsa Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Veliu, tregoi për unitetin e komunave karshi kësaj iniciative

“Komunat e Kosovës kanë dhënë kontributin nacional dhe institucional në shtirje të këtij aksioni. Në ishim në krye të këtij aksioni me qëllimin që ta krijojmë një mjedis të pastër të qëndrueshëm për qytetarët tanë, ky aksion krijon një mjedis dhe imazh pozitiv për institucionet e vendit tonë për investime të jashtme” tha ai.

Përfaqësuesja e Let’s do It World, Heidi Solba, tha që Kosova në vitin e ardhshëm do ta udhëheq ditën botërore të pastrimit.

“Let’s do It Kosova ne e konsiderojmë si një prej ekipeve më të mira në 120 vende, është ekip që ta arritur sukses. Njerëzit në Kosovë besojnë dhe bota e sheh këtë, është e rëndësishme  që ekipi Let’s do It Kosova po bashkëpunon me aktorët, pra ju jeni besimtar dhe ne e shohim këtë, prandaj duam të ju ftojmë që të udhëheqin ditën botërore të pastrimit” tha ajo.

Komandanti i FSK-së, gjeneralejtnant, Rrahman Rama, tha se do të jenë vazhdimisht nën shërbim të qytetarëve.

“Kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kryetarët e Komunave, është me rendësi parandalimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun që i kanoset .Ne duhet të vazhdojmë me aparatet shtetërore sepse është në të mirën e qytetarëve dhe ne do të je