Përfundon Afati i Dytë i Testit të Maturës

Rreth katër mijë nxënës nga shkollat e mesme të Kosovës iu nënshtruan sot pjesës së parë të Testit të Maturës për afatin e gushtit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njoftoi se ecuria e testit ka qenë e mirë dhe pa incidente.

Sipas MASHT, nuk ka pasur vonesa në fillimin e këtij testi që determinon regjistrimin e studentëve të rinj në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi.”, thuhet në njoftimin e MASHT

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

Pjesa e dytë e këtij testi pritet të mbahet më 30 gusht.

KALLXO.com ka raportuar për afatin e parë të mbajtjes së këtij testi ku janë evidentuar shkelje.

http://kallxo.com/del-online-testi-matures/