ILUSTRIM- Kallashnikovi i konfiskuar nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës

Përfundojnë në pranga pas të shtënave me armë në aheng

Në tri raste të ndryshme policia ka arrestuar katër persona për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit të përdorura në disa ahengje.

Në rastin e parë 24 vjeçari me iniciale G. O. dhe 27 vjeçari me inicialet A. A. janë arrestuar  nga policia për përdorim të armëve pa leje.

Sipas policisë dy të dyshuarit kanë gjuajtur në ajër me armë zjarri në një aheng familjar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:20, policia ka marrë informatë për të shtëna me armë në rrugën “Sabit Mushica” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë arrestuar pasi kanë gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar. Të dyshuarit janë G. O. (1994) dhe A. A. (1991)”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo shtoi se policia ka konfiskuar dy armë, njëra ndër to një kallashnikovë dhe 43 fishekë.

Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu policia në dy rastet e tjera të inicuara për veprën mbajtje në pronësi kontroll, ose posedim të paautorizuar të amrës janë shoqëruar në stacione policore të Drejtorisë së Prishtinës edhe dy persona te dyshuar të cilëve u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Luger 
një armë automatike kallashnikovë 
një palë pranga si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshem.

“Pas intervistimit personat e dyshuar per rastin e parë ku janë perdorur armët janë dërguar në mbajtje ndërsa personat e dyshyar për dy rasteve te fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.

Kallashnikovi i konfiskuar nga Policia e Kosovës, Foto: Policia e Kosovës