Milaim Zeka, NISMA.

Përfundon Seanca- Pritet Vendimi për Milaim Zekën

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Milaim Zekës, ndërsa gjykata do të marrë vendimin nëse ai do të lirohet, apo do t’i caktohet masë sigurie.

Prokurori Afrim Shefkiu kërkoi sot paraburgim për Zekën në seancë.

Shefkiu kërkesën për masën e paraburgimit ndaj deputetit të Nismës e arsyetoi me ekzistimin e rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në dëshmitarë.

Zeka po dyshohet për krim të organizuar lidhur me mashtrim,ndërsa avokati Gazmend Halilaj tha se juridikisht kjo nuk mund të qëndrojë.

“Vepra e krimit të organizuar nuk mund të jetë si rrethanë në rastet kur kufiri i poshtëm i dënimit është më i ulët se 4 vjet, ndërsa në rastin tonë i mbrojturi dyshohet për vepër 1-8 vjet”, tha avokati Halilaj.

Milaim Zeka u ndalua dje nga policia, ndërsa më pas iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

http://kallxo.com/milaim-zeka-ndalohet-per-48-ore/

Avokati i tij Gazmend Halilaj tha sot për KALLXO.com se Zeka në polici është deklaruar i pafajshëm për dyshimet me të cilat ngarkohet.

http://kallxo.com/avokati-milaim-zeka-e-raportoi-vete-rastin-tek-organet-e-ndjekjes/

Sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut bëri të ditur se e ka vizituar deputetin Zeka në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

http://kallxo.com/milaim-zeka-nuk-ka-ankesa-per-policine/

Sipas KMDLNj-së, Zeka nuk ka pasur ankesa ndaj sjelljes së policisë dhe stafit të qendrës së ndalimit.