Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vushtrri

Një shtëpi në Vushtrri është përfshirë mbrëmë nga zjarri.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, në rrugën “Mursel Hyseni”, në Vushtrri.

Pronari i shtëpisë ka raportuar mbrëmë në polici se në rrethana ende të panjohura, shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar në këtë rast.