Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Deçan

Një shtëpi në Deçan është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme, në rrethana ende të panjohura.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, pas pranimit të informacionit, njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë në vlerë rreth 20 mijë euro, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si zjarrvënie.