Përfshihet nga zjarri katedralja Notre Dame në Paris

Një zjarr ka shpërthyer në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris, thonë zjarrfikësit.

Sipas raportimit të BBC, shkaku nuk është ende i qartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e rinovimit.

Pamjet në mediat sociale tregojnë shtëllunga të mëdha të tymit dhe flakë të madhe mbi ndërtesën 850-vjeçare gotike.

Ndërsa, gazeta franceze Le Monde citon zëdhënësin e Notre-Dame, i cili ka thënë se zjarri ka shpërthyer rreth orës 18:50.

Sipas Le Monde, kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, ka deklaruar në Twitter: “Ne jemi mobilizuar në vendin e ngjarjes në lidhje të ngushtë me dioqezën e Parisit. E ftoj secilën dhe secilin të respektojë perimetrin e sigurisë”.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë filloi një thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila po fillonte të shkatërrohet.