Foto: FFK

Përfaqësuesja e Kosovës synon lojtarët më të mirë të ligave europiane

Para Ligës së Kombeve të UEFA-s në shtator, dhe pas dështimit të kualifikimit për turneun e Kupës së Botës në Rusi, Federata e Futbollit të Kosovës shpreson të tërheqë lojtarë të cilët kanë arritje në ligat evropiane.

Përfaqësuesja e Kosovës po shqyrton mënyra për të rekrutuar talentë të rinj ndërsa po përgatitet të fillojë të luajë ndeshje konkurruese në ligën e sapokrijuar të UEFA-s, në Ligën e Kombeve në shtator.

E vendosur në Grupin 3 të Ligës D, Kosova do të luajë kundër Maltës, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanit.

Ekipi më i lartë në Grupin 3 do të promovohet në një ligë më të lartë, duke luajtur kundër kundërshtarëve më të vështirë.

Ndërsa shumica e anëtarëve të ekipit kombëtar janë lojtarë me origjinë kosovare, por të lindur në vendet perëndimore, Eroll Salihu, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), tha për BIRN se tani pret që të tërheqë më shumë lojtarë nga klubet e mëdha evropiane.

Javën e kaluar, Meritan Shabani i Bayern Munchen kapi titujt në mediat e Kosovës kur shënoi në një ndeshje miqësore kundër kampionëve anglezë të Manchester City.

Salihu nuk dha detaje specifike për bisedimet që po zhvillon, por pranoi se FFK ishte në kontakt me lojtarët që janë të përfshirë në klube të njohura evropiane.

“Ne kemi një strategji të qartë se si t’i qasemi atyre dhe po punojmë në të”, tha ai.

“Ne jemi në kontakt me lojtarët por edhe me prindërit e tyre që mund të luajnë një rol të madh në bindjen e tyre për të luajtur për Kosovën”, shtoi Salihu.

Së bashku me Gjibraltarin, Kosova është ekipi më i ri kombëtar në Evropë, i pranuar në federatën globale të futbollit FIFA dhe në UEFA të Evropës vetëm dy vjet më parë.

Deri atëherë, skuadrat e Kosovës nuk ishin në gjendje të konkurronin ndërkombëtarisht, edhe pse dy vjet më parë FIFA ra dakord të lejojë ekipin të luajë të ashtuquajturat miqësore me vendet e tjera nën kushte të veçanta.

Në kualifikimet e tyre të para për Kupën e Botës në Rusi këtë vit, Kosova përfundoi keq, e vendosur në fund të grupit të tyre, me vetëm një barazim në 10 ndeshje të luajtura.

Por një sërë rezultatesh të mira në disa ndeshje miqësore që atëherë, pas një ndryshimi të trajnerit, ka ngritur pritjet e Federatës.

“Ata duhet të motivohen nga rezultatet tona të mira. Kosova po krijon një ekip të mirë dhe mendoj se të gjithë ata që kanë të drejtë të luajnë duhet të vijnë dhe të ndihmojnë vendin e vet”, tha Salihu.

“Por nëse nuk vijnë, nuk do të kemi ndjenja të këqija kundër tyre,” shtoi ai.