Përfaqësueset favorite për të fituar Kupën e Botës sipas Mourinhos

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka përmendur emrat e skuadrave që beson se mund të shfaqen si konkurrente për triumf në Kupën e Botës.

“Mendoj se Argjentina dhe Portugalia mund të arrijnë rezultate të mira sepse Messi dhe Ronaldo janë të aftë të inspirojnë Kombëtaret e tyre përkatëse”, deklaroi Mourinho për “GQ”.

“Ne e kemi fituar Europianin më 2016, është një skuadër në gjendje të bëjë gjithçka. Pastaj është Brazili, Spanja. Por, nuk i dihet kurrë”, u shpreh ai./21Media