Klinika Emergjente e QKUK-së - Foto: Facebook/UranIsmajli

Për tre muaj, 18 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë në Emergjencë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se Klinika Emergjente ka shënuar numër rekord të trajtimit të rasteve brenda 3 muajve të parë të këtij viti.

Sipas raportit të punës, gjatë kësaj kohe në Emergjencë kanë kërkuar ndihmë mjekësore më shumë se 18 mijë pacientë.

“Vitin e kaluar, për periudhën janar-mars, stafi mjekësor në Klinikën Emergjente u ka ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore 11 mijë 591 personave”, thuhet në njoftim.

Sipas QKUK-së, numri i trajtimit të rasteve emergjente në QKUK është rritur pas investimeve në Klinikën Emergjente nga Ministria e Shëndetësisë për ofrim të shërbimeve më cilësore pacientit dhe kushte më të mira pune stafit mjekësor.