Ilustrim

Për një javë mbi 90 të prekur nga gripi

Prej 26 nëntor deri më 2 dhjetor në Maqedoni janë regjistruar 90 të prekur nga gripi, që paraqet rritje prej 21.6 për qind në krahasim me një javë paraprake.

Siç njofton Instituti për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurëve nga gripi (63) janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa të tjerët janë fëmijë.

Këtë javë numri i të sëmurëve është nga 16 njësi rajonale, ndërsa në tre njësi numri i të prekurve nga gripi ka qenë nën 10 persona.

Numri më i madh i të prekurve (18) janë nga Strumica, ndërsa në vendet tjera nuk është regjistruar numër i madh i të sëmurëve