Për më pak se 6 muaj, 5 të burgosur vdiqën nga sëmundjet

Vetëm në periudhën maj- qershor të këtij viti pesë të burgosur të cilët po vuanin dënimet për vepra të ndryshme penale kanë vdekur në burgjet e Kosovës.

Krahasuar me dy vitet paraprake, në vitin e kaluar kanë vdekur 3 persona ndërsa në vitin 2017 kanë vdekur gjashtë të burgosur.

Më 9 maj të këtij viti Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se 63 vjeçari me inicialet M. N kishte vdekur në mëngjesin e asaj date.

Sipas njoftimit të SHKK-së 63 vjeçari i cili ishte duke mbajtur dënimin në Dubravë kishte vdekur si pasojë e sëmundjes Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA).

https://kallxo.com/vdes-i-burgosuri-ne-dubrave/

I burgosuri i burgut të Dubravës, i cili kishte vdekur në Qendrën Klinike të Kosovës ka qenë i dënuar për veprën penale të dhunimit.

Për këtë vepër ai ka qenë  i dënuar për 6 vjet, ndërsa ishte në vitin e dytë të vuajtjes së dënimit.

Vetëm pak ditë më vonë, më saktësisht 17 maj të këtij viti, SHKK njoftoi për një tjetër të burgosur i cili kishte vdekur si pasojë e vuajtjes nga një sëmundje e rëndë.

M. L, 64 vjeç sipas SHKK-së akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual ndërsa kishte qenë në paraburgim.

SHKK kishte njoftuar se 64 vjeçari kishte qenë i hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pesë ditë më vonë, më 22 maj Shërbimi Korrektues njoftoi edhe për vdekjen e tretë të atij muaji i cili ishte një 54 vjeçar me inicialet Gj. P.

I njëjti sipas SHKK-së, ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës pasi që  njëjti për një periudhë të gjatë kishte qenë duke vuajtur nga sëmundja e kancerit.

GJ. P, ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale vrasje e rëndë.

https://kallxo.com/ne-spitalin-e-pejes-vdes-nje-i-burgosur/

KALLXO.com mëson se Gj. P., i arrestuar për vrasje në vitin 2009 dhe i dënuar me 25 vite burgim, vuante nga disa sëmundje.

Gj.P. i lindur më 1965, ka vuajtur nga tumori në tru dhe disa komplikime të tjera ndërsa edhe ishte operuar disa herë në QKUK.

https://kallxo.com/ne-spitalin-e-pejes-vdes-nje-i-burgosur/

Më 7 qershor një tjetër i burgosur kishte vdekur.  I burgosuri M. M 38 vjeçar po vuante dënimin për vjedhje të rëndë ndërsa kishte vdekur në shtëpinë e tij.

Sipas sqarimit të SHKK-së, i burgosuri i cili po vuante dënimin për vjedhje të rëndë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kishte qenë në shfrytëzim të beneficioneve dhe po i shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi.

https://kallxo.com/vdes-i-burgosuri-ne-shtepine-e-tij/

Tri ditë më parë, një i burgosur i cili po vuante dënimin për shitje e blerje të narkotikëve ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i burgosuri,  me inicialet  I. A , i lindur më 1992 kishte vdekur në Spital pasi ishte dërguar me urgjencë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

KALLXO.com vazhdimisht kishte raportuar edhe për persona të tjerë të cilët ishin të burgosur dhe po vuanin dënimet e të cilët kanë vdekur në burgjet e Kosovës.

Në gusht të vitit të kaluar, KALLXO.com kishte raportuar se një i burgosur në burgun e Dubravës ka kryer vetëvrasje duke u varur ndërsa ishte  marrë vendim që të suspendohen dy zyrtarë korrektues dhe dy infermierë deri në përfundimin e hetimit të rastit.

https://kallxo.com/suspendohen-zyrtaret-korrektues-pas-vdekjes-se-te-burgosurit/

I.K po vuante dënimin për vrasje të rëndë.

https://kallxo.com/i-vdekuri-ne-dubrave-tentoi-tri-here-te-vetevritej/

Madje KALLXO.com pati mësuar se i njëjti kishte tentuar tri herë të vetëvritej.

Më 5 nëntor të vitit 2016, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në dhomën ku po mbahej në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Dyshimet e para për vdekjen e tij ishin se i njëjti kishte vdekur për shkak të problemeve shëndetësore ose asfiksia.

https://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

Vdekja e Astrit Deharit edhe tash e asaj dite mbetet mister i pazbuluar.

Vdekja e Astrit Deharit ende mbetet një mister

Disa muaj pas vdekjes së Astrit Deharit në prill të vitit 2017, kishte vdekur edhe Naser Makolli.

I njëjti sipas Lëvizjes Vetëvendosje kishte qenë dëshmitari i parë që kishte parë Astrit Deharin të vdekur.

https://kallxo.com/vdekja-e-te-paraburgosurit-rindez-debatin-per-vdekjen-e-astrit-deharit/

Vdekja e Makollit kishte ri ndezur edhe njëherë debatin për vdekjen e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i ka thënë KALLXO.com se të burgosurit në këto tri vitet e fundit kanë qenë të dënuar kryesisht për dunim, vjedhje të rënda, keqpërodim seksual dhe vrasje të rënda.

Ai madje shtoi edhe se të burgosurit kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të tyre

“Vdekjet kanë ardhur si pasoje sëmundjeve të tyre,  kryesisht po vuanin nga sëmundje të rënda, si kanceri, sëmundje të zemrës, sëmundje infektive, etj”, tha Gashi për KALLXO.com