Për 24 orë policia shqipton 1167 gjoba

Sipas Policisë së Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  1 mijë e 167 gjoba në rajonet e Kosovës.

Kurse, kanë ndodhur 27 aksidente por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. 13 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 14 pa të lënduar.

Ndërsa policia ka arrestuar gjithsej 31 persona, në mbajtje janë dërguar 16 kurse dy në vuajtje të dënimit.