Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës - Foto: ZKM

Pensionistët Kërkojnë nga Kryeministri Ndryshimin e Ligjit për Ta

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi.

Me këtë rast, sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, Haradinaj shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton që të sigurohet përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës dhe që të rritet mirëqenia e tyre, sepse sipas tij, shoqëria kosovare këtë temë e ka vonuar shumë.

Sipas komunikatës, pensionistët dhe invalidët e punës kërkuan që të ndryshohet Ligji për pensionistët dhe të ndahen pensionet sipas kontributdhënies.