Ilustrim

Pengoi policët gjatë bastisjes, arrestohet i dyshuari

Në rrugën “Enver Hadri” në Prishtinë, dje rreth orës 16:15, gjatë bastisjes është arrestuar një person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar gjatë bastisjes në shtëpinë e tij sepse i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt.