Foto: Ilustrim

Pejë - Rrahin gruan në korridorin e spitalit

Një rrahje ka ndodhur në korridorin e një spitali në Pejë.

Dy burra kanë rrahur një grua gjatë ditës së djeshme.

Policia ka sqaruar se motivet ende nuk janë sqaruar se pse ka ndodhur rrahja ndërsa gruaja ka marrë lëndime trupore.

Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia ka thënë se po heton rastin.