Pejë, prokuroria zbardh sulmin me sharrë motorike ndaj pylltarëve

Për të pandehurin i cili dyshohet se ka sulmuar pylltarët me sharrë motorike, është kërkuar paraburgim nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit Prokuroria Themelore  e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin S.B, me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Prokuroria thotë se më 15 mars të këtij viti, S.B,  ishte zënë në flagrancë nga dy pylltarë duke prerë drunjtë në bjeshkët e komunës se Istogut.

Pasi ishte zënë në flagrancë nga dy pylltarë duke prerë drunjtë , i pandehuri fillon kishte filluar t’i sulmoj dy pylltarët me kaçavidë dhe sharrë motorike, derisa njëri nga pylltarët ishte detyruar të nxjerrë armën zyrtare me qëllim të parandalimit të pasojës nga sulmi i të pandehurit.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.​​

 

 

15 Mars 2019 - 16:04

Afërdita Fejzullahu 15/03/2019 - 16:04
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend