Pejë: Plagoset një grua

Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Pejës. Një grua është plagosur pasi është goditur me thikë.

Incidenti sipas zyrtarëve të prokurorisë ka ndodhur sot dhe i dyshuari kryesor për ngjarjen është bashkëshorti i viktimës. Motivet e ngjarjes nuk janë sqaruar ende.

Gruaja sipas këtyre burimeve është në spital duke u trajtuar nga mjekët ndërsa policia ka arritur të arrestoj burrin e dyshuar.

I njëjti sipas burimeve nga prokurorial me urdhër të prokurorit kujdestar është paraburgosur për 48 orë.