Foto Ilustrim: Foto: Rtv21

Pejë - Kapet mish i prishur, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona nën dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Pejë.

Sipas policisë, te të dyshuarit është gjetur mishi i dyshimtë për konsum.

“Inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.