Ilustrim

Pejë - I dehur sulmon nënë e tij

Në gjendje të dehur, një person në Pejë ka sulmuar dhe kërcënuar nënën e tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dje rreth orës 20:40, në Pejë.

Sipas njoftimit, i dyshuari i cili vazhdimisht ka konsumuar alkool, gjatë asaj kohe ka ushtruar dhunë psikike, fizike si dhe ka kërcënuar nënë e tij.

I dyshuari për dhunë në familje, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.