Pejë, humb dorën në vendin e punës

Një person ka humbur dorën në vendin e punës.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Pejë, viktima derisa ishte duke punuar në një kompani, në rrethana ende të panjohura ka pësuar lëndime trupore, pasi të njëjti ia ka këputur dorën një makineri.

Tutje, policia ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin e Pejës për ndihmë mjekësore.