Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Pejë, Hoxha vdes në shtëpinë që ia ndërtuan fshatarët

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në natën e 11 prillit në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës.

KALLXO.com merr vesh si i ndjeri ka qenë duke shërbyer si hoxhë në këtë fshat të Pejës.

Ai ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e cila është ndërtuar nga banorët e fshatit për t`u shfrytëzuar nga hoxha.

Prokuroria e Pejës e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com dhe se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Me datën 11 prill,  rreth orës 21:15 minuta kemi pranuar informatën nga qytetarët për një person të vdekur në fshatin Novosellë të komunës së Pejës. Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rëndë në Prokurorinë Themelore të Pejës, së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë në vend të  ngjarjes. Më urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti  është cilësuar si hetim i vdekjes”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.