Ilustrim: Kallxo.com
Pejë, gjendet personi i zhdukur
Policia në Pejë në bashkëpunim me rajonet e Policisë së Kosovës ka arritur të identifikoj dhe të gjej personin që ishte lajmëruar si i zhdukur më 20 prill.
“Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë punuar intensivisht, pasi që është marrë përshkrimi i viktimës nga familjarët, për ta gjetur personin e paraqitur të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.
I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe nuk ka dhënë ndonjë indikacion se ka pasur presion apo shtytje nga dikush për largimin e tij nga shtëpia.
“I njëjti pas intervistimit është kthyer në shtëpi”, vazhdon njoftimi i Policisë së Pejës.
Stacioni Policor në Pejë, me datën 22 prill 2019 ka pranuar informatë nga vëllai i viktimës, se me datën 20 prill 2019, rreth orës 11:30 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.