Pejë, gjendet i vdekur personi që dyshohet se u sulmua nga familjarët me sëpatë

Në fshatin Reka e Allagës nga ekipet e kërkimit është gjetur trupi i pajetë i personit M.N., që dje ishte sulmuar nga familjarë të tij.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se trupi i viktimës është gjetur gjatë operacionit të kërkimit të ndërmarrë nga njësitë e Policisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot pasdite.

“Rasti ka kaluar tash në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurori i shtetit dhe njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.

Lidhur me rastin që ka ndodhur të premten janë arrestuar tre persona, njëri prej të cilëve i moshës së mitur.

Prokuroria e Pejës ka kërkuar sot nga Gjykata paraburgim për të dyshuarit.

https://kallxo.com/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-te-dyshuarit-per-rrahjen-ku-u-perdoren-sepata/

Në këtë rast, sipas Policisë dyshohej se janë përdorur edhe sëpata, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provës.

https://kallxo.com/perleshje-mes-familjareve-ne-peje-perdoren-edhe-sepata/

www.kallxo.com