Pejë, gjendet i vdekur personi i zhdukur

Policia e Pejës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete Rrustë Rexhepaj nga Raushiqi, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më 21 maj.

Në një njoftim të saj, Policia thotë se sot rreth orës 11:25 pas një pune intensive operativo –hetimore dhe një bashkëpunimi shembullor me qytetarë është gjetur viktima në afërsi të Parkut të Qytetit në Pejë.

“Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Tre ditë më parë, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Rrustë Rexhepajt, të cilin familjarët e kishin raportuar për të zhdukur.

https://kallxo.com/policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-rruste-rexhepajt-foto/

www.kallxo.com